Vrau gruan e tij 20-vjeçare/ Psikologia tregon të tjera detaje tronditëse për Babisin: Ai dyshohet se...!

Evropë

Vrau gruan e tij 20-vjeçare/ Psikologia tregon të tjera detaje tronditëse për Babisin: Ai dyshohet se...!

Më: 17 prill 2022 Në ora: 17:02
Caroline dhe Babis

Dëshmi tronditëse kanë dalë në dritë nga gjyqi që po zhvillohet kundër grekut 34 vjeçar Babis Anagnostopoulos, i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij 20-vjeçares, Caroline. Sipas psikologes Eleni Mylonopoulou, gjatë dëshmisë së saj të dhënë në gjykatën e Athinës bëhet e ditur se edhe ditarin e 20 vjeçares Caroline mund ta ketë shkruar vetë Babis.

Mylonopoulou vuri në dukje se sjellja e të pandehurit “tregonte për një person manipulues ndaj Carolinës dhe shumë kontrollues. Vetë Caroline shpesh nuk e kuptonte veten, gjë që e bënte të ndihej fajtore. E ëma i dërgonte para, por ia merrte ai dhe nuk kishte me vete as pesë euro. Ajo donte të shkonte në një shkollë pastiçerie, por nuk kishte para. Ajo nuk mund të lëvizte”

Këshilltarja e shëndetit mendor është ndoshta dëshmitarja më e rëndësishme në këtë rast, pasi duket se është e vetmja në të cilën Caroline i kishte rrëfyer marrëdhënie tejet abuzive që po përjetonte. Babis Anagnostopoulos manipuloi plotësisht 20-vjeçaren dhe pasi e vrau atë, tentoi të manipulonte të gjithë të tjerët – të afërmit, policinë, gazetarët dhe së fundi gjithë Greqinë – duke e paraqitur krimin e tij si një akt kriminal të kryer nga të tjerët.

Në fakt, sipas gazetës Real Neës, ai duket se ka arritur deri në atë pikë, ku Eleni Mylonopoulou la të kuptohej në gjykatë, se ai ka shkruar edhe vetë ditarin e Carolinës, nisur nga shënimet e gjetura për të treguar se gruaja e tij ishte ajo që e kishte sjellje abuzive në familje.  “I kërkova Caroline të regjistronte ndjenjat e saj çdo ditë. Përgjigja e saj ishte se nuk arrinte ta bënte një gjë të tillë. Nëse ajo do të mbante ditar, mendoj se do të më kishte thënë, sepse po i kërkoja vetë diçka të ngjashme", dëshmoi psikologia  në gjykatë.

Sipas saj, ky është një “ushtrim” që shumë psikologë – këshilltarë të shëndetit mendor i bëjnë të pranishmëve, për dy arsye: Së pari, që terapisti të shohë rrjedhën dhe alternimin e emocioneve të pacientit gjatë ditës. Dhe së dyti, që ai të dekompresohet, nëpërmjet të shkruarit, dhe të jetë në gjendje të dallojë se cilat ngjarje e nxisin emocionin përkatës që përjeton.

Përveç kësaj, psikologia e konsideron “të dyshimtë” faktin që vajza ka regjistruar mendimet e saj tinëzare për burrin duke i shkruar ato në kompjuter. Shënimet e gjetura nuk janë të shkruara me dorë dhe, siç i kishte thënë Carolina psikologes së saj, se burri i dinte të gjitha kodet në kompjuter.

Në gjykatë u lexuan disa fragmente nga ditari ku shkruhet se Caroline ka qenë ajo që e ka goditur burrin e saj dhe ai është detyruar të marrë fëmijën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat