Përmbledhja e lajmeve më të fundit nga Ukraina

Evropë

Përmbledhja e lajmeve më të fundit nga Ukraina

Nga: V.N Më: 9 prill 2022 Në ora: 14:36
Mariupol është bërë qyteti më i bombarduar dhe më i dëmtuar në luftën e Ukrainës me Rusinë

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në muajin e dytë dhe sulmet nga pala ruse vetëm sa janë rritur. Informacionet e fundit nga Ukraina të datës 9 Prill të pëmbledhura nga redaksia e BBC-së janë:

Përpjekje të mëtejshme janë duke u zhvilluar për të lejuar njerëzit në zonat e rrethuara të largohen të sigurt, me dhjetë korridore humanitare të rënë dakord.

Njëra është në qytetin port të shkatërruar të Mariupolit, ku dhjetëra mijëra janë ende të bllokuar.

Guvernatori i rajonit lindor të Ukrainës, Luhansk, u ka kërkuar njerëzve që të largohen menjëherë.

Serhiy Gaidai tha se Rusia po shtonte bombardimet e saj në zonë, duke rrezikuar jetën e rreth një të tretës së banorëve që kanë mbetur ende.

Sulmi vdekjeprurës me raketë i së premtes në stacionin hekurudhor Kramatorsk është përshkruar si "një tjetër krim lufte i Rusisë" nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ukraina thotë se të paktën 50 njerëz vdiqën, duke përfshirë fëmijë, dhe dhjetëra u plagosën në sulm.

Zyrtarët perëndimorë thonë se gjenerali rus Alexander Dvornikov, i cili luajti një rol të rëndësishëm në bombardimet ruse të Sirisë, është vënë në krye të operacioneve të Moskës në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat