Rusia nuk e ka guximin për të luftuar në frontin e luftës

Evropë

Rusia nuk e ka guximin për të luftuar në frontin e luftës

Nga: V.N Më: 8 prill 2022 Në ora: 12:18
Zelensky

Zelensky ka shkruar se  Rusia po shkatërron në mënyrë cinike popullsinë civile.

Ai e ka dënuar sulmin në stacionin e trenit Kramatorsk, ku rreth 30 persona besohet të jenë vrarë, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Duke shkruar në Instagram, Zelensky tha: “Në mungesë të forcës dhe guximit për të na përballur në fushën e betejës, ata po shkatërrojnë në mënyrë cinike popullatën civile".

"Kjo është një e keqe që nuk ka kufi. Dhe nëse nuk dënohet, nuk do të ndalet kurrë”./V.N/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat