Propaganda ruse: Skenat në Bucha - justifikim për sanksione

Evropë

Propaganda ruse: Skenat në Bucha - justifikim për sanksione

Nga: V.N Më: 6 prill 2022 Në ora: 18:36
Vladimir Putin

Kremlini ka dhënë tani qëndrimin e tij për bisedën e kryeministrit hungarez Viktor Orban me presidentin rus Vladimir Putin më herët këtë pasdite. Ai tha se të dy udhëheqësit kishin diskutuar ngjarjet në qytetin ukrainas të Bucha, të cilin Putin e përshkroi si një "provokim të vrazhdë dhe cinik", raporton BBC, përcjell Bota sot.

Zyrtarët ukrainas fajësojnë trupat ruse për vdekjen e qindra civilëve në qytetin në veri të kryeqytetit Kiev.

Rusia pohon se skenat janë falsifikuar, por imazhet satelitore që tregojnë trupa në rrugët e qytetit gjatë pushtimit rus kundërshtojnë këto pretendime.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, gjithashtu ka trajtuar çështjen, duke thënë se skenat në Bucha ishin krijuar për të justifikuar më shumë sanksione kundër Rusisë dhe për të sabotuar bisedimet e paqes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat