Rusia e ndryshon fokusin, sulmon në lindje dhe jug

Evropë

Rusia e ndryshon fokusin, sulmon në lindje dhe jug

Nga: V.N Më: 6 prill 2022 Në ora: 13:19
Pamje nga lufta

Forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë qytetet në Ukrainën lindore dhe jugore dhe të godasin objektiva gjetkë me raketa. Qyteti i dytë i Ukrainës, Kharkiv, pati bombardime intensive gjatë natës.

Pati gjithashtu sulme të mëtejshme artilerie në pjesë të rajoneve të Luhansk dhe Donetsk, ku luftimet pritet të intensifikohen në javët në vijim, pasi Rusia rigrupon forcat e saj, raporton BBC, transmeton Bota sot 

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Rusia shënjestroi pozicionet e ushtrisë ukrainase dhe infrastrukturën civile në Borivske, Novoluhanske, Solodke, Marinka dhe Zolota Nyva - në rajonet lindore të Luhansk dhe Donetsk.

Forcat ruse kanë vazhduar gjithashtu ofensivën e tyre kundër Mariupolit, të cilin e ka bllokuar dhe bombarduar pamëshirshëm për më shumë se një muaj. Përditësimi i fundit i inteligjencës nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se situata humanitare në qytet po "përkeqësohej".

Ai tha: "Shumica e 160,000 banorëve të qytetit nuk kanë dritë, komunikim, ilaçe, ngrohje apo ujë. Forcat ruse kanë penguar aksesin humanitar, me gjasë që të bëjnë presion ndaj mbrojtësve për t'u dorëzuar".

Diku tjetër, Rusia ka shkatërruar një depo nafte pranë qytetit Dnipro dhe ka goditur objektiva në rajonin Vinnytsia të Ukrainës qendrore dhe Radekhiv në perëndim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat