Presidenti francez Macron bën thirrje për më shumë sanksione

Evropë

Presidenti francez Macron bën thirrje për më shumë sanksione

Nga: H.O. Më: 4 prill 2022 Në ora: 09:23
Emmanuel Macron

Më shumë sanksione kundër Rusisë nevojiten pas raportimeve për forcat ruse që vrasin civilë në qytetin Bucha, afër Kievit, ka thënë presidenti francez Emmanuel Macron.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për një "masakër të qëllimshme" në Bucha, pasi gazetarët gjetën të paktën 20 trupa të shpërndarë në rrugë.

Mirëpo Rusia i ka quajtur këto pretendime "propagandë" lufte.

Macron i tha radios France Inter se kishte "të dhëna shumë të qarta" që tregonin se forcat ruse ishin përgjegjëse për krimet e luftës në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat