Çfarë po ndodh?! Gruaja shtatzënë në spitalin e bombarduar të Mariupolit shfaqet në mediat ruse

Evropë

Çfarë po ndodh?! Gruaja shtatzënë në spitalin e bombarduar të Mariupolit shfaqet në mediat ruse

Më: 2 prill 2022 Në ora: 17:41
Gruaja shtatzënë, në spitalin e bombarduar të Mariupolit

Gruaja shtatzënë, në spitalin e bombarduar të Mariupolit, fotoja e së cilës u bë virale në të gjithë botën, është shfaqur në mediat ruse.

Marianna është quajtur një aktore nga ana e rusëve, ndërsa tashmë është shfaqur në mediat ruse pro-Kremlinit.

Sipas Sky News, ajo mund të jetë evakuuar në Rusi ose në një zonë të kontrolluar nga separatistët në Donetsk.

Në video, ajo pretendon se nuk ka pasur sulm ajror në spital, por është goditur nga predha dhe është plagosur.

Sipas ekspertëve perëndimorë, ajo është detyruar  nga rusët që të dalë para kamerave.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat