Këshilltari presidencial ukrainas paralajmëron ditë të vështira në vijim

Evropë

Këshilltari presidencial ukrainas paralajmëron ditë të vështira në vijim

Nga: M.H. Më: 2 prill 2022 Në ora: 17:33
Oleksiy Arestovych

Këshilltari presidencial ukrainas Oleksiy Arestovych tha se luftime të ashpra priten ende në lindje të Ukrainës, afër Mariupolit dhe në jug të vendit.

Ai paralajmëroi se përpjekja ushtarake nuk do të jetë e lehtë në ato rajone, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

"Unë mendoj se ne do të marrim Mariupolin, Ukrainën lindore dhe jugun," tha ai.

"Por - dëgjoni me kujdes  nuk do të jetë e lehtë atje."

Arestovych dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas kanë shtuar thirrjet ditët e fundit për SHBA-në dhe aleatët e saj për të ofruar më shumë armatime të rënda. Duke folur gjatë konferencës së tij të përditshme, Arestovych tha se drejtimet kryesore të ushtrisë gjatë ditës së kaluar ishin rajoni i Kievit, ku trupat ukrainase rimorën më shumë se 30 vendbanime nga kontrolli rus.

Ne konfiskojmë shumë pajisje që janë bosh, pa karburant dhe ia transferojmë Forcave të Armatosura të Ukrainës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat