Shtatë korridore humanitare do të hapen sot

Evropë

Shtatë korridore humanitare do të hapen sot

Nga: G.B Më: 2 prill 2022 Në ora: 09:56
Një vullnetar i Kryqit të Kuq të Ukrainës ndihmon një grua të moshuar që vjen nga Mariupol në një qendër refugjatësh në Zaporizhia, Ukrainë, të premten, 1 prill 2022. (Foto AP /Felipe Dana)

Shtatë korridore humanitare janë rënë dakord për evakuimin e civilëve sot, sipas zëvendëskryeministres së Ukrainës.

Iryna Vereshchuk tha se rrugët përfshijnë një për njerëzit që nisen me transport privat nga qyteti i Mariupol dhe me autobusë për banorët e Mariupolit nëpërmjet qytetit të Berdyansk, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Kryqi i Kuq ka thënë se ekipi i tij është në lëvizje nga Zaporizhzhia në Mariupol këtë mëngjes.

Mariupol ka qenë nën rrethim për javë të tëra, duke u përballur me granatime pothuajse të vazhdueshme nga forcat ruse.

Deri më tani, përpjekjet për të evakuuar civilët kanë pasur sukses të përzier.

Dje, Kryqi i Kuq dërgoi një ekip për të udhëhequr rreth 52 autobusë ukrainas dhe automjete të tjera private jashtë qytetit, por ata u kthyen pasi gjetën se kushtet ishin shumë të rrezikshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat