Ajo që deri vonë është parë si ambicie kryesore e Ukrainës, mund të flaket tutje.
Vendi i rrënuar nga pushtimi rus është zotuar se do të heqë dorë nga anëtarësimi në ndonjë aleancë ushtarake.
Kjo vetëm nëse i ofrohen garanci për sigurinë.
Një Ukrainë neutrale është ajo që Rusia e do, por çfarë do të thotë neutraliteti dhe a mund të çojë në paqe?