Rusia thotë se do të hapë korridorin humanitar nga Mariupoli më 1 prill

Evropë

Rusia thotë se do të hapë korridorin humanitar nga Mariupoli më 1 prill

Më: 31 mars 2022 Në ora: 21:09
Qyteti i shkatërruar i Mariupolit

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të enjten se do të hapë një korridor humanitar nga qyteti i rrethuar i Mariupolit në Zaporizhia të premten, njoftoi agjencia e lajmeve Tass.

Agjencia citonte gjeneral-kolonelin Mikhail Mizintsev, drejtor i Qendrës Kombëtare Ruse për Menaxhimin e Mbrojtjes, të thoshte se Moska po vepronte sipas një kërkese që presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz i kishin bërë presidentit rus, Vladimir Putin.

LEXO edhe:

LIVE: Evropa i kundërpërgjigjet Putinit, Rusia ndërmerr këtë veprim ndaj udhëheqësisë së BE-së, Biden skeptik ndaj pretendimeve të Putinit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat