Danimarka heq të gjitha kufizimet për COVID-19

Evropë

Danimarka heq të gjitha kufizimet për COVID-19

Më: 29 mars 2022 Në ora: 11:59
Kopenhagë. Fotografi nga arkivi.

Në Danimarkë janë hequr të gjitha kufizimet e lidhura me koronavirusin. Nga 29 marsi qytetarët më nuk do të duhet të testohen brenda 24 orësh para se të hyjnë në këtë shtet.

Ky kusht aplikohej vetëm për personat e pavaksinuar apo ata që nuk kishin qenë të infektuar me koronavirus, e të cilët hynin në Danimarkë nga ndonjë shtet jashtë Bashkimit Evropian dhe Zonës Shengen.

Që prej 1 shkurtit, në Danimarkë kanë filluar të hiqen masat kundër koronavirusit, pavarësisht se vendi në atë periudhë kishte regjistruar numër të lartë të infektimeve me sëmundjen COVID-19.

Por, pavarësisht kësaj, vetëm masa për hyrjen në shtet kishte mbetur në fuqi, teksa varianti Omicron vazhdon të jetë dominues.

Megjithatë, që prej shkurtit, rastet e reja me koronavirus kanë rënë, por po ashtu ka rënë numri i testimeve./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat