“Bota duhet të veprojë menjëherë për të ndihmuar Mariupolin”

Evropë

“Bota duhet të veprojë menjëherë për të ndihmuar Mariupolin”

Nga: M.H. Më: 28 mars 2022 Në ora: 00:46
Një banore lokale qan duke qëndruar pranë banesës së saj të shkatërruar në qytetin e rrethuar të Mariupolit

Shkalla e katastrofës në qytetin juglindor të Ukrainës, Mariupol, kërkon veprim të menjëhershëm, tha ministri i jashtëm francez Jean-Yves Le Drian në Forumin e Dohas.

"Ju mund ta shihni shumë mirë se Mariupol është një Halep i dytë, e cilësoj një faj kolektiv nëse nuk bëjmë asgjë," tha ai.

"Mariupoli është një luftë rrethimi në të cilën Rusia ka një muaj tashmë. Ndoshta nuk ishte parashikuar si një luftë rrethimi, por sot jemi në luftë rrethimi dhe Mariupol është një nga shembujt më të mrekullueshëm”, shton ai.

"Rrethimet ushtarake janë luftëra të tmerrshme, sepse popullatat civile masakrohen, asgjësohen. Vuajtjet janë të tmerrshme”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat