Ushtria ukrainase i vihet pas agjentëve rusë

Evropë

Ushtria ukrainase i vihet pas agjentëve rusë

Nga: A.M Më: 27 mars 2022 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Një muaj pas pushtimit rus të Ukrainës, ekziston frika se agjentët rusë mund të veprojnë brenda vendit.

Dritat e kuqe dhe shigjetat e lyera janë disa nga shenjat që hedhin dyshime mbi sabotatorët rusë.

Mirëpo, ende nuk dihet se sa të besueshme janë këto informacione, apo janë thjeshtë dezinformim nga rrjetet sociale.

Bohdan Mylko, një inxhinier 22-vjeçar tregoi një histori, kur policia i shkoi në shtëpinë e tij, në skajin verior të Odesa-s, dhe e pyeti për një dritë të kuqe në dritaren e dhomës së tij të gjumit.

"Është paranoja, bazuar në lajmet e rreme se dritat e kuqe janë një shenjë për rusët. Më duhej të shkoja në stacionin e policisë, ku më kontrolluan dokumentat, dhashë një deklaratë dhe bëra një foto" i tha ai gazetarit të BBC-së, Andrew Harding, përcjell “Bota sot”.

Jashtë në rrugë, qytetarë të shqetësuar bëjnë patrulla gjatë natës, të cilët më pas ndalojnë njerëzit me të cilët takohen dhe ua kontrollojnë dokumentet.

Kapiteni Volodymir Kalina nga policia e Odesës thotë se është fakt se ka agjentë rusë dhe qytetarë ukrainas që punojnë "për të na shpërqendruar, për të na bërë t'i kushtojmë vëmendje vendeve të gabuara - për të na pastruar nga një pjesë e qytetit në mënyrë që ata të mund të kryejnë punën e tyre në një fushë tjetër”.

Ai pranon se ka edhe dezinformata.

Analistët thonë se është e vërtetë që ukrainasit ose agjentët rusë po japin informacion për ushtrinë ruse.

Mediat ukrainase kanë transmetuar video të shumta që tregojnë policinë duke arrestuar diversantë të dyshuar rusë.

Presidenti Volodymyr Zelensky u shfaq gjithashtu duke shpërndarë medalje për një grup agjentësh të policisë që kapën agjentë të dyshuar rusë.

Por vlen të përmendet, shkruan Andrew Harding i BBC-së, se me gjithë frikën e nxitur nga raporte të tilla, provat sugjerojnë se disa qeliza të izoluara ruse, deri më tani, kanë qenë jashtëzakonisht të pasuksesshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat