Rreth 30,000 refugjatë ukrainas arrijnë në Francë

Evropë

Rreth 30,000 refugjatë ukrainas arrijnë në Francë

Më: 27 mars 2022 Në ora: 11:08
Refugjatët ukrainas

Gjysma e tyre po kalojnë përmes Francës për në vende të tjera si Spanja, tha të dielën ministrja franceze e strehimit, Emmanuelle Wargon.

Wargon tha se qeveria po përgatitej të mirëpresë 100,000 njerëz që po ikin nga lufta në Ukrainë.

Franca ka dhënë leje të përkohshme qëndrimi në Bashkimin Evropian për refugjatët ukrainas.

Kjo u lejon atyre të kenë qasje në shkolla dhe të punojnë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat