Shtatë gjeneralë rusë kanë vdekur në Ukrainë, Ministria e Mbrojtjes zbulon arsyen

Evropë

Shtatë gjeneralë rusë kanë vdekur në Ukrainë, Ministria e Mbrojtjes zbulon arsyen

Më: 27 mars 2022 Në ora: 08:20
Pamje nga lufta në Ukrainë

Sipas ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës, gjenerali rus, Yakov Rezantsev, i cili thuhet se vdiq të shtunën, është oficeri i rangut më të lartë për t’u vrarë.

Ekspertët thonë se morali i ulët mes trupave ruse i ka detyruar oficerët e lartë të afrohen në vijën e frontit.

Korrespondenti i BBC-së i sigurisë, Frank Gardner thotë se vdekjet e raportuara mund të jenë pjesërisht si rezultat i gjeneralëve që duhet t’i afrohen luftimeve për të larguar trupat e tyre nga bllokimi.

Një oficer në pension i ushtrisë britanike tha se vdekjet e gjeneralëve sugjeronin gjithashtu një “fushatë snajperësh shumë të suksesshme që mund të degradonte strukturat e komandës ruse”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat