Zyrtari ukrainas thotë se do ta rimarrin sot qytetin Kherson

Evropë

Zyrtari ukrainas thotë se do ta rimarrin sot qytetin Kherson

Nga: G.B Më: 26 mars 2022 Në ora: 10:28
Një ushtar ukrainas shikon me dylbi në një pikë kontrolli ushtarak, në Lityn, Ukrainë, 16 mars 2022. (Foto AP /Rodrigo Abd)

Mbrëmë, zyrtarët e mbrojtjes amerikane pretenduan se Rusia kishte humbur kontrollin e Khersonit - qyteti i parë i pushtuar nga trupat e Vladimir Putin, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Tani, një zyrtar ukrainas ka thënë se forcat e vendit do të rimarrin qytetin sot.

Markian Lubkivskyi, një këshilltar i ministrit të mbrojtjes, tha për programin Today të BBC Radio 4: "Unë besoj se sot qyteti do të jetë plotësisht nën kontrollin e forcave të armatosura ukrainase".

"Ne kemi përfunduar në dy ditët e fundit operacionin në rajonin e Kievit, kështu që forcat e tjera të armatosura tani janë fokusuar në pjesën jugore duke u përpjekur të çlirojnë Kherson dhe disa qytete të tjera të Ukrainës."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat