​Serbët sërish mbështesin me marshe agresionin rus në Ukrainë, parulla kundër NATO-s

Evropë

​Serbët sërish mbështesin me marshe agresionin rus në Ukrainë, parulla kundër NATO-s

Më: 24 mars 2022 Në ora: 21:45
Foto: Idro Seferi

Në përvjetorin e 23 të fillimeve të sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore sere, në Beograd sërish është mbajtur një marsh në mbështetje të agresionit rus në Ukrainë dhe kundër NATO-s.

Serbia është i vendi i vetëm në Evropë që nuk ka sanksionuar Rusinë, madje duke e mbështetur haptas agresionin në Ukrainë edhe me marshe të tilla.

Madje, figura të larta politike në Beograd haptas janë rreshtuar në krah të Rusisë duke mbrojtur regjimin e Putinit, sikurse është rasti i kryetarit të Kuvendit, Iviça Daçiq.

Protestuesit sonte në Beograd janë parë me parulla në duar “Digju në ferr Albright” pas vdekjes së Sekretares së Shtetit duke fyer rëndë një nga figurat më të rëndësishme të politikës amerikane.

Pjesëmarrësit në këtë marshim kanë ecur deri te Ambasada ruse në Beograd ku janë ndalur duke kënduar dhe mbështetur mizorinë ruse në Ukrainë.

Ditë më parë Bashkimi Evropian tha se ende pret që Serbia të harmonizojë sanksionet ndaj Rusisë, duke qenë se shteti fqinj është vend kandidat për anëtarësim.

Ndërsa politikanë ë ndryshëm dhe analistë mendojnë se Serbia duhet të ndëshkohet për qëndrimin e saj përkrah Rusisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat