Nëna iu dogj për së gjalli, rrëfehet adoleshenti nga Ukraina që i mbijetoi shpërthimit

Evropë

Nëna iu dogj për së gjalli, rrëfehet adoleshenti nga Ukraina që i mbijetoi shpërthimit

Më: 24 mars 2022 Në ora: 17:24
Andriy

Andriy, një adoleshent ukrainas 15-vjeçar nga Chernihiv, u arratis nga qyteti i tij pasi u detyrua të largohej nga shtëpia për shkak të luftës që ka nisur në Ukrainas nga ushtria ruse që prej 24 shkurtit.

Në një rrëfim emocionues për CNN 15-vjeçari nga Ukraina thotë se gjatë arratisjes nga shtëpia e tij makina me të cilën po lëvizte kaloi mbi një minë tokësore.

“Pash grimca të verdha nga shpërthimi. Dëgjova një zhurmë në vesh dhe më kujtohet që e kam gjetur veten në rrugë. U zgjova në rrugë dhe pashë makinën e dëmtuar. Pashë nënë time nën flakët,” tha adoleshenti për CNN.

Aktualisht i riu ndodhet në një spital për fëmijë në Lviv, ku po merr ndihmë mjekësore, pasi u lëndua nga shpërthimi i minës tokësore.

Ai tha se pas shpërthimit nuk mund të ecte. Fshatarët që dëgjuan shpërthimin ndihmuan të riun dhe e çuan në spital. Për fat të keq e ëma e 15-vjeçari u dogj nga flakët e shpërthimit dhe ndërroi jetë. Mes lotësh për humb jen e nënë, 15 vjeçari tha se vdekja e nënës është “shumë e vështirë” për të dhe familjen e tij.

“Dua që të dini se nëna ime ishte një grua shumë e bukur,” tha ai. Qyteti verior i Chernihiv ka parë disa nga bombardimet më intensive që kur Rusia pushtoi Ukrainën një muaj më parë.

Ndërtesat e dëmtuara rëndë rreshtojnë rrugët e shpërndara nga rrënojat, ndërsa zjarret ende të ndezura mbushin ajrin me tym të zi.

“Është shumë e vështirë të shoh se çfarë po ndodh me qytetin tim,” shtoi ai, duke thënë se do të kthehet sapo të përfundojë lufta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat