Ukrainë, 10 spitale të shkatërruara që nga pushtimi rus

Evropë

Ukrainë, 10 spitale të shkatërruara që nga pushtimi rus

Nga: A.M. Më: 22 mars 2022 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Ministri ukrainas i Shëndetësisë, Viktor Lyashko ka deklaruar se 10 spitale janë shkatërruar plotësisht që kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Kjo është një rritje me një shifër prej nëntë të dhënë dje, shkruan Sky News, përcjell "Bota sot".

Ministri njoftoi se dje ishin shkatërruar nëntë spitale dhe një sot.

Duke folur në televizionin kombëtar, Lyashko tha se testimi për COVID po kryhej vetëm në zona ku nuk kishte luftime dhe kjo po ndërlikonte përpjekjet për të gjurmuar sëmundjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat