Raketat copëtojnë teatrin që pretendohej të ishte strehë e sigurt

Evropë

Raketat copëtojnë teatrin që pretendohej të ishte strehë e sigurt

Nga: M.H. Më: 21 mars 2022 Në ora: 18:23
Ukrainë

Kur Serhii u zgjua nga lajmet se një bombë kishte rrafshuar Teatrin e Dramës në Mariupol, ku qindra njerëz ishin strehuar, ai nuk mund të merrte frymë.

Gruaja e tij dhe dy vajzat e tyre ishin Brenda, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Një ditë para sulmit, redaktori 56-vjeçar, i cili jeton në kryeqytetin ukrainas Kiev, mori një telefonatë në panik nga vajza e tij 30-vjeçare.

Ai nuk kishte dëgjuar për të që nga 1 marsi, kur forcat ruse intensifikuan rrethimin e Mariupolit, qytetit port strategjik, duke lëshuar një breshëri të pamëshirshme raketash dhe bombash nga toka, qielli dhe deti.

Me mbarimin e energjisë elektrike dhe shërbimit të internetit, Mariupol u shkëput kryesisht nga bota e jashtme. Serhii, i cili kërkoi që të përdorej vetëm emri i tij për arsye sigurie, priti me dëshpërim çdo përditësim nga vajzat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat