Vritet edhe i mbijetuari i fundit i Holokaustit në Ukrainë

Evropë

Vritet edhe i mbijetuari i fundit i Holokaustit në Ukrainë

Nga: V.N Më: 21 mars 2022 Në ora: 14:41
Romantschenko

Një 96-vjeçar i mbijetuar i kampit të përqendrimit të Holokaustit u vra në një sulm me bombë në qytetin ukrainas të Kharkiv, raportojnë mediat gjermane, transmeton Bota sot.

Boris Romantschenko vdiq të premten pasi shtëpia e tij u godit nga një predhë, sipas mbesës së tij. Romantschenko ishte një i mbijetuar i kampeve të përqendrimit Buchenwald, Peenemünde, Mittelbau-Dora dhe Bergen-Belsen.

Në një deklaratë sot, Fondacioni Buchenwald dhe Mittelbau-Dora Memorials tha se ishte "thellësisht i tronditur" nga lajmi.

Romantschenko kishte bërë fushatë "intensive" për kujtimin e krimeve naziste dhe ishte nënkryetar i Komitetit Ndërkombëtar Buchenwald-Dora, shtoi fondacioni.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat