Lufta në Ukrainë/ Histori të tmerrshme: Gratë u përdhunuan për orë të tëra dhe më pas u vranë

Evropë

Lufta në Ukrainë/ Histori të tmerrshme: Gratë u përdhunuan për orë të tëra dhe më pas u vranë

Nga: A.M Më: 20 mars 2022 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Zëvendëskryeministrja për Integrimin Evropian dhe Euro-Atlantik i Ukrainës ka folur këtë mëngjes për Sky News, përcjell “Bota sot

Olga Stefanishyna tha se me kalimin e ditëve situata në Ukrainë po bëhet "gjithnjë e më e rëndë".

Ajo pretendoi se Rusia ka kryer "pothuajse të gjitha krimet e mundshme të luftës që ka parë njerëzimi", duke shtuar se: "Numri i viktimave civile është shumë më i madh krahasuar me viktimat e forcave të armatosura të Ukrainës".

Zonja Stefanishyna tha se: "Është absolutisht thelbësore që askush të mos mësohet me luftën. Ne qëndrojmë, ne rezistojmë dhe do të shkojmë më të fortë".

"Ukraina do të rezistojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme për t'u siguruar që në shekullin e 21-të të mos kryhet terror, asnjë gjenocid në këtë tokë."

Ajo tha se është "mjaft e qartë" se populli ukrainas nuk mund t'i përballojë i vetëm këto sulme, duke thënë: "Është vërtet e rëndësishme që të gjithë liderët politikë në mbarë botën... të qëndrojnë të bashkuar dhe të krijojnë një koalicion kundër luftës".

E pyetur nëse mendon se ajo që po ndodh është një gjenocid, ajo tha: "Unë absolutisht e besoj atë... Putin dhe Kremlini janë kriminelë lufte".

Gazetarja më pas e pyeti Stefanishyna për histori të tmerrshme rreth mizorive të vuajtura nga gratë në Ukrainë gjatë gjithë luftës.

Ajo tha se ka "histori të tmerrshme" për gratë "të cilat janë përdhunuar për orë të tëra dhe më pas janë vrarë".

“Çdo ushtar i vetëm që ka kryer këtë krim lufte do të mbajë përgjegjësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat