Rusia aktivizoi raketën që mund të arrijë për më pak se 10 minuta në Bruksel

Evropë

Rusia aktivizoi raketën që mund të arrijë për më pak se 10 minuta në Bruksel

Më: 19 mars 2022 Në ora: 19:11
Kinzhal-i rus

Këtë të shtunë, raportohet se Rusia ka përdorur një armë hipersonike e quajtur Kinzhal duke e sulmuar Ukrainën.

Këtë armë, rusët e përdorën për të shkatërruar një depo ushtarake të nëndheshme në Ukrainën perëndimore, raketë kjo që ka një rreze veprimi rreth 2 mijë kilometra, shpejtësi maksimale deri në 12 mijë e 350 km/orë e me një peshë deri në 4 mijë e 300 kg.

Nëse ajo niset nga kufiri më perëndimor i Rusisë, me një rreze veprimi prej 2 mijë kilometra e me shpejtësi 12 mijë e 350 km/orë ajo mund të arrijë në qendrën e NATO-s, Brukselin, për më pak 10 minuta.

Një raketë Kinzhal, menjëherë pas nisjes mund të arrij një shpejtësi deri në 4 mijë e 900 km/orë, ku gjatë fluturimit ka një trajektore të çrregullt, e cila mund ta komplikojë detektimin nga radarët kundër-ajror.

Kinzhal-i rus, raketa supersonike ka një gjatësi prej 8 metrave ndërsa diametri i saj është një metër, por siç raporton Independent, rusët po bëjnë deklarata mashtruese rreth kësaj rakete, duke e quajtur si supersonike, sepse pothuajse të gjitha raketat balistike arrijnë shpejtësi deri në 5 Mach (6 mijë e 125 km/orë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat