Mësojeni sa nga forcat ajrore të Ukrainës janë ende operacionale

Evropë

Mësojeni sa nga forcat ajrore të Ukrainës janë ende operacionale

Më: 18 mars 2022 Në ora: 22:25
Humbjet ushtarake janë të vështira për t’u llogaritur

Raketat ruse kanë sulmuar një fabrikë riparimi avionësh në Lviv, në Ukrainën perëndimore.

Kjo është bërë e ditur nga forcat ajrore të Ukrainës.

Kryetari i bashkisë së Lvivit tha se raketat ruse kishin sulmuar zonën pranë aeroportit, duke goditur një ndërtesë të fabrikës së riparimit të avionëve, por jo vetë aeroportin.

Ai njoftoi se fabrika kishte pushuar së punuari dhe askush nuk u lëndua, raporton BBC.

Forcat ajrore të Ukrainës janë goditur rëndë nga pushtimi rus, ndërsa humbjet ushtarake janë të vështira për t’u llogaritur.

Pentagoni ka thënë se pak më shumë se gjysma e avionëve luftarakë të Ukrainës janë ende operacionalë në krahasim me totalin e paraluftës.

Image
Humbjet ushtarake janë të vështira për t’u llogaritur
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat