Nuk ka raportime për të vdekur pas sulmit në teatrin e Mariupolit

Evropë

Nuk ka raportime për të vdekur pas sulmit në teatrin e Mariupolit

Më: 17 mars 2022 Në ora: 16:20
Pjesa qendrore e teatrit të Mariupolit i shkatërruar plotësisht

Ekipet e Emergjencave kanë vazhduar kërkimet për të mbijetuar nën rrënojat e teatrit të shkatërruar në Mariupol, nga një sulm ajror i forcave ruse.

Teatri po përdorej si strehë nga qindra civilë të Mariupolit, pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan gjatë tri javë luftimesh.

Gati 24 orë pas sulmit, nuk ka pasur raportime për të vdekur.

“Ne shpresojmë dhe mendojmë se disa njerëz që qëndruan në teatër, mund të kenë shpëtuar”, tha për Associated Press Petro Andrushchenko, zyrtar i Bashkisë.

Ai tha se ndërtesa kishte një strehë relativisht moderne për bomba në bodrum, e projektuar për t’u bërë ballë sulmeve ajrore.

Zyrtarë të tjerë kishin thënë më herët se disa njerëz i kanë shpëtuar shkatërrimit.

Avokatja e Popullit në Ukrainë, Ludmyla Denisova, tha se streha nuk ishte shembur nga bombardimet dhe se disa njerëz kanë mbijetuar.

Në teatër po strehoheshin afro 1200 fëmijë dhe gra.

Ushtria ruse mohoi të mërkurën se e ka bombarduar teatrin në Mariupol.

Mariupoli është i rrethuar nga trupat ruse dhe vlerësohet se rreth 300,00 qytetarë janë të bllokuar në qytet pa ujë, rrymë apo gaz. Ndërkaq, furnizimet me ilaçe janë duke u harxhuar.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 mars. Që atëherë, Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat