Eksperti amerikan: Ushtria ruse do të kalojë nga disfata në shkatërrim/ Putini është një budalla ushtarak dhe strategjik

Evropë

Eksperti amerikan: Ushtria ruse do të kalojë nga disfata në shkatërrim/ Putini është një budalla ushtarak dhe strategjik

Nga: Idriz Morina Më: 15 mars 2022 Në ora: 21:04
Shkatërrime, viktima, të plagosur, të pa strehë nga bombardimet nga ajri dhe artileria ruse

‘Presidenti Zelenski e ka mobilizuar opinionin botëror kundër brutalitetit të Vladimir Putinit’, ky është vlerësimi kulmor për një lider që po ia del me thjeshtësinë e tij, përkushtimin e tij, dhe mbi të gjitha me dashurinë për atdheun, lirinë dhe barazinë, që t’ia rrëmbejë zemrat botës së qytetëruar.

Ai e shtangu Lindjen, e goditi Putinin, e bëri të ndihet i poshtëruar, i fyer, i pafuqishëm, dhe një njeri i pavlerë, ndërsa vetëm pak ditë para fillimit të betejave për pushtim, konsiderohej i lavdishëm, në mes të Europës, ku shefa diplomacie dhe ish udhëheqës të lartë shtetesh, jo vetëm e admironin, por edhe i përkuleshin.

Sot, kanë ndryshuar rolet, sot burrështetasit më të mëdhenj të botës, i përulen Zelenskit, e mbështesin atë si të ishte në krye të lidershipit të një Europe të bashkuar, dhe luten për jetën e tij, si të ishte një njeri i papërsëritshëm.

Vetshkatërrimi rus!

Andaj edhe kryeministri britanik, duke parë gatishmërinë e Zelenskit, bëri premtimin e radhës, “ne do të vazhdojmë ta mbështesim atë dhe njerëzit e tij”, me shtrëngime sanksionesh për Rusinë, dhe duke i ofruar mbështetje armatimi për forcat ukrainase.

Shansi për t’ia shpëtuar fytyrën Europës, po vazhdon të ruhet si trofe. Edhe Zelenski e bëri shfaqjen e tij dramatike, duke i premtuar Rusisë humbje, madje më të madhen, atë që se ka përjetuar prej shekujsh, dhe me gjasë që do të jetë ndërtuar edhe me ndihmën e madhe të ukrainasve: “vetëshkatërrimin’!

“Ne po luftojmë për jetën tonë. Ne po luftojmë për jetën tonë kundër raketave, bombave, artilerisë, tankeve, mortajave dhe gjithçkaje tjetër që trupat ruse po përdorin për të na shkatërruar. Çdo gjë tjetër me të cilën Rusia po shkatërron veten tani. Sepse çdo goditje në Ukrainë, çdo goditje ndaj Ukrainës janë hapa drejt vetëshkatërrimit të Rusisë”, tha Zelenksi, duke përcjellur një nga mesazhet më të qarta dhe më të sinqerta për ngjarjet që pritet të ndodhin, nëse Rusia nuk tërhiqet nga pushtimi.

Presidenti Zelenski po ashtu mori pjesë në një video-konferencë në një takim të përfaqësuesve të shteteve – anëtare të Forcës së Përbashkët Ekspeditore të kryesuar nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson. Në kuadër të aktivitetit, kreu i shtetit ukrainas prezantoi vizionin e tij se si të ndalet agresioni rus dhe të sigurohet paqe e qëndrueshme në kontinentin evropian.

Kryeministrat e tri shteteve, Mateusz Moravetsky i Polonisë, Petr Fiala i Republikës Çeke dhe Janez Jansha i Sllovenisë po ashtu u takuan me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin Denys Shmyhal.

“Qëllimi i vizitës është të konfirmojë mbështetjen e qartë të të gjithë Bashkimit Evropian për sovranitetin dhe Pavarësinë e Ukrainës dhe të paraqesë një paketë të gjerë mbështetjeje për shtetin dhe shoqërinë ukrainase”, shkroi qeveria polake.

Image
Shkatërrime dhe zjarrë nga rusët

 

Vlerësimet e ekspertit amerikan

Sipas ekspertit amerikan Mark Hertling, po ndodhë ajo që ai kishte parashikuar, se Rusia do të insistojë në një sulm amfib drejt Odesës, një prej qyteteve më të mëdha dhe portit më të madh të Ukrainës. “Të premten e kaluar, thashë se potenciali për një sulm amfib pranë Odessa ishte 1 nga 4 gjërat që po shikoja”, shkroi ai në tviter.

Ai tërheq vërejtjen, se hapja edhe një fronti të ri nga Rusia, veçanërisht në një zonë detare, pasi vlerësohet si një mision i pamundur. “Çdo komandant i zgjuar NUK do të hapte një front të dytë (në këtë rast, frontin e 5-të) kur të tjerët janë të bllokuar. Sidomos një sulm në plazh, një nga misionet më të vështira që ekziston”, vlerëson ai.

Sipas ekspertit Hertling Rusia tashmë ka humbur. “Nga një perspektivë ushtarake dhe strategjike, RU tashmë ka humbur”, shkruan ai.

Edhe parashikimi tjetër i Hertling po ndodhë, meqë Rusia do të humb iniciativën në luftë, ushtria ruse do të detyrohet të mbrohet, ndërsa për t’u hakmarrë do të godasë deri në shkatërrim qytetet.

“Siç thashë një javë më parë, operacionet sulmuese të RU-së së shpejti do të arrijnë kulmin për shkak të humbjeve dhe mungesës së furnizimeve. Më pas ata do të shkojnë në mbrojtje, me shkatërrimin e vazhdueshëm të qyteteve me artileri. 7”, shkruan ai në një tjetër cicërimë.

Natyrisht duke vazhduar goditje e tilla, sulmet që në vete përfshijnë krime kundër njerëzimit, por për ushtrinë ruse do të jetë e pashmangshme që nga disfata të kalojë në shkatërrim.

“Çdo vazhdim i kësaj fushate nga Putini do të rezultojë vetëm në më shumë humbje dhe vuajtje të vazhdueshme… tek të dyja palët”.

“Ushtria e RU në UKR do të kalojë nga disfata në shkatërrim. Putini është një budalla ushtarak dhe strategjik që duhet të mbahet përgjegjës për krimet e luftës. 8/8”, shkruan ai.

Dita e njëzetë – Rusët godasin pa dallim, banesat civile, shkollat, kopshtet

Kanë vazhduar luftimet e ukrainasve kundër rusëve në ditën e njëzetë të luftës.

Ministria e Mbrojtjes e ka dhënë një raport për situatën e përgjithshme të luftës dhe luftimet e zhvilluara gjatë ditës. Sipas saj operacionet sulmuese të Rusisë kundër Ukrainës janë duke vazhduar. Por, “kundërshtari do të ndalet”, dhe nuk do të mund t’ia arrijë qëllimit, madje “po pëson humbje në njerëz dhe në teknikë”.

Ushtria ruse ka vazhduar pa mëshirshëm të godasë caqet civile duke shkelur ligjet e luftës, dhe në kundërshtim me të Drejtën Humanitare Ndërkombëtare. “Tanket ruse nisin sulme me bomba, raketa ndaj objekteve kritike të infrastrukturës së Ukrainës, civilëve, banesave të banimit, shkollave dhe kopshteve. Fiksohen faktet e mbajtjes peng të civilëve, vjedhjes së lokaleve dhe plaçkitjes”, thuhet në raport.

Por, sipas tyre, Forcat e Armatosura të Ukrainës janë në krye të detyrës dhe po e eliminojnë agresionin e armatosur kundër Ukrainës.

Ndërsa, gjendja jashtë Kievit, është kjo:

“Vazhdon lufta për çlirimin e periferive të Mariupolit. Ushtarët e regjimentit të Azovit u shkatërruan një nga njësitë e brigadës së 22-të të ndarë të forcave të armatosura të Federatës Ruse.

Në rajonin e Luhanskut gjatë ditës, mbrojtësit e Ukrainës shkatërruan pesë BM-21 “Grad” me municione për ta, tre T-72, një BMP-3 dhe vranë më shumë se 15 ushtarë të armikut.

Vazhdojnë masat për mbulimin e kufirit shtetëror të Ukrainës dhe bregdetit detar. Kryhet operacioni i stabilizimit në disa drejtime dhe kryhen detyrat e mbrojtjes territoriale.

Populli ukrainas vazhdon ta shkatërrojë perëndimin rus.

Së bashku do të fitojmë! Lavdi Ukrainës!”

Image
Ushtarët rus duke vjedhur, si serbët në Kosovë

Për më pak se tri javë luftime, Rusia ka vrarë 97 fëmijë ukrainas. Mbi 100 fëmijë janë plagosur që kur Rusia nisi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës më 24 shkurt, njoftoi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm. Të paktën pesë fëmijë vdesin çdo ditë nga granatimet.

Dy raketa goditën aeroportin Dnipro natën e 15 marsit, duke shkatërruar një pistë dhe duke dëmtuar një terminal, sipas Guvernatorit të qarkut të Dnipropetrovsk, Valentyn Reznichenko.

Është interesante deklarata e aktorit të njohur Sean Penn (Shin Penit), i cili pasi parashtron dy mundësi për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, përkatësisht pushtimit rus, ai zgjedh variantin e dytë.

“Qeveria dhe kultura jonë politike janë të jashtëzakonshme në artin e kujdesit. 1) A janë të pranueshme ndonjëherë frikësimi, vrasja masive dhe shantazhi bërthamor? Ose, 2) Ne ngrihemi NJËANSHMËRISHT (nëse jo me NATO-n) duke siguruar zonat e ndalimit të fluturimeve drejtpërdrejt si dhe duke furnizuar me avionë për pilotët ukrainas; Unë votoj #2”, shkruan ai në një cicërimë në tviter.

Një panoramë të veçantë e ka dhënë për Kievin, gazetari veteran tashmë, duke e përcjellur nëpërmjet fotove. Një qytet me mbi katër milionë banorë dikur, sot nuk pipëtin, askush nuk lëviz rrugëve kryesore të qytetit, shesheve, madje edhe më në brendësi. Si duket me qindramijëra, e mbase

Image
Rreth dy milionë banorë kanë ikur vetëm nga Kievi

 

, qindra mijëra të tjerë i janë bashkuar ushtrisë, mbrojtjes territoriale dhe formacioneve të tjera mbrojtëse.

“Është e vështirë të përshkruhet me fjalë se si është të shohësh se si Kievi, qyteti im i jetës, për gati 8 vjet, është bërë kaq i zbrazët – me betejat e tingujve që rrotullohen pa pushim”, shkruan në tviter Nolan Peterson, gazetar lufte me bazë në Ukrainë që nga viti 2014 dhe ish-pilot i operacioneve speciale të USAF, autor.

Image
"Qyteti im i jetës, për gati 8 vjet, është bërë kaq i zbrazët"
Image
Qetësia vrastare në Kiev
Image
Qendra bosh, pa lëvizje

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat