Skenari rus për përdorimin e armëve bërthamore/ Reagon Ministria e Mbrojtjes së Britanisë

Evropë

Skenari rus për përdorimin e armëve bërthamore/ Reagon Ministria e Mbrojtjes së Britanisë

Nga: A.M. Më: 15 mars 2022 Në ora: 00:31
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe ka paralajmëruar se Rusia mund të planifikojë të përdorë armë kimike ose biologjike në një operacion "me flamur të rremë".

Ministria hodhi poshtë akuzat e Rusisë se kinse Ukraina synon të përdorë armë kimike ose biologjike.

Në vend të kësaj, ministria e Britanisë tha se Rusia mund të planifikojë të përdorë armë të tilla "në formën e një sulmi të falsifikuar" ose një "zbulimi" të inskenuar të agjentëve, shkruan Sky News, përcjell "Bota sot".

Ministria e Mbrojtjes tha se inteligjenca sugjeron se Rusia "ka të ngjarë të synonte të përdorte operacione me "flamur të rremë" për të justifikuar pushtimin e tyre fillestar të Ukrainës më 24 shkurt".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat