Rusia bombardon fabrikën e avionëve Antonov

Evropë

Rusia bombardon fabrikën e avionëve Antonov

Nga: G.B Më: 14 mars 2022 Në ora: 08:37
Ukrainë

Më shumë tani mbi raportet për granatimet ruse në një periferi veriore të Kievit.

Administrata e qytetit thotë se "uzina" e avionëve Antonov, jo Aeroporti Antonov, është vënë nën zjarr, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Objekti i prodhimit të avionëve Antonov ndodhet në aeroportin Sviatoshyn, rreth 10 km nga qendra e qytetit të Kievit.

Videot e paverifikuara të shpërndara në mediat sociale tregojnë një shtëllungë të trashë tymi të errët mbi fabrikë.

Administrata e qytetit thotë se shërbimet e urgjencës janë në vendin e shpërthimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat