Rrëfimi rrëqethës i banores në Kiev: Rrugët të mbushura me persona të vrarë – ja si po përjetohet lufta

Evropë

Rrëfimi rrëqethës i banores në Kiev: Rrugët të mbushura me persona të vrarë – ja si po përjetohet lufta

Nga: M.H. Më: 13 mars 2022 Në ora: 19:33
Një shkollë e shkatërruar në Zhytomyr

Raportimet e sotme janë fokusuar në bazën ushtarake Yavoriv pranë Lviv, ku një gazetar amerikan u qëllua për vdekje dhe situatën e dëshpëruar humanitare në qytetin juglindor të Mariupol.

Por ka qytete të tjera të panumërta me historitë e tyre të asaj që ka sjellë lufta.

Njëri është Zhytomyr në perëndim të Kievit - i goditur nga më shumë se 40 sulme me raketa dhe ajrore me dhjetëra të vrarë, ushtarë dhe civilë, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Kryebashkiaku Serhiy Sukhomlyn thotë se qyteti është një qendër kryesore logjistike, me ndihma nga Evropa që dërgohen prej andej në Kiev dhe më gjerë, derisa refugjatët udhëtojnë në drejtim të kundërt.

Nina, një banore, tha për BBC se e gjithë rruga e saj me bungalot ishte shkatërruar, me tre persona të vrarë dhe shumë të plagosur rëndë.

Ajo vrapoi me fëmijët e saj në bodrumin e një fqinji sapo dëgjoi sirenën e sulmit ajror.

Dukej sikur avioni ishte shumë i ulët, gati duke na prekur. Toka po dridhej. Si mund të mos shohin se po bombardojnë zonat e banuara?” pyeti Nina.

Një nga fqinjët e saj, një nënë e tre fëmijëve, ishte plagosur rëndë në kokë dhe stomak nga xhami fluturues, tha ajo.

Nina është larguar nga Zhytomyr dhe po shkon në Poloni, por vajza e saj ka vendosur të qëndrojë në qytet me të dashurin e saj, i cili u plagos rëndë në këmbë gjatë bombardimeve.

Tani qyteti po përgatitet për një ofensivë të mundshme tokësore; kryebashkiaku ndërkohë po punon për të siguruar që gjysma e mbetur e popullsisë vendase të ketë ende akses në shërbimet bazë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat