Vazhdon terrori rus, rrëmbehet edhe një kryetar ukrainas

Evropë

Vazhdon terrori rus, rrëmbehet edhe një kryetar ukrainas

Nga: A.M. Më: 13 mars 2022 Në ora: 11:43
Yevhen Matveyev

Forcat ruse kanë rrëmbyer kryetarin e qytetit jugor të Dniprorudne, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Yevhen Matveyev është kryetari i dytë ukrainas i dyshuar për rrëmbim nga avancimi i trupave ruse në tre ditët e fundit, pasi kryetari i Melitopolit u arrestua të premten.

Kuleba thotë se "kriminelët rusë të luftës" e kanë rrëmbyer Matvejevin, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

"Duke marrë zero mbështetje lokale, pushtuesit kthehen në terror. Unë u bëj thirrje të gjitha shteteve dhe organizatave ndërkombëtare që të ndalojnë terrorin rus kundër Ukrainës dhe demokracisë," thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat