Çfarë janë armët kimike, që mund t’i përdor Rusia në Ukrainë?

Evropë

Çfarë janë armët kimike, që mund t’i përdor Rusia në Ukrainë?

Më: 11 mars 2022 Në ora: 20:21
Foto ilustrim

Ditëve të fundit janë rritur shqetësimet nga mundësia e përdorimit të armëve kimike nga Rusia në Ukrainë. Këtë shqetësim e ka shprehur edhe SHBA-ja dhe shtete të tjera.

Armët kimike janë ato lloje municioni që kanë toksina apo substanca kimike, që sulmojnë organizimat njerëzore.

Ka lloje të ndryshme të armëve kimike, që janë:

Materiet që ngulfasin, siç janë fosogjenet që sulmojnë mushkëritë dhe sistemin respirator.

Materiet fluskë si gazi mustardë që djeg lëkurën dhe verbëron sytë.

Po ashtu, ka edhe materie nervore, që interferojnë me dërgimin e mesazheve nga truri te muskujt trupor. Edhe një copëz e vogël e kësaj materie, mund të jetë fatale.

Të gjitha këto armë të quajturë kimike, mund të përdoren në luftë me predha artilerie, të cilat janë rreptësisht të ndaluara për përdorim nga Konventa e Armëve Kimike.

 Armët kimike janë përdorur gjatë historisë, siç është Lufta e Parë Botërore, në luftën mes Irakut dhe Iranit në vitet ’80 dhe së fundmi nga qeveria siriane ndaj forcave rebele. Novichok ishte përdorur nga Rusia për ta helmuar Serkei Skripalin dhe vajzën e tij në Sailsbury në vitin 2018. Kuptohet, Rusia nuk e ka pranuar këtë gjë.

Releveanca është që në këtë kohë Rusia është duke e akuzuar Ukrainën për zhvillim të armëve në laboratorë sekretë. Ukraina i ka komentuar këto akuza, duke thënë se janë qesharake dhe se nuk është duke zhvilluar as armë kimike as biologjike.

Pengatoni ka shprehur shqetësimin që akuzat e Rusisë ndaj Ukrainës për zhvillimin e këtyre arëve dhe planifikimi i sulmeve, mund të bëhet me qëllimin që të krijohet një justifikim i rremë për t’iu kundërvënë pikërisht me armë kimike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat