Alarm për bombë, aeroplani i linjës Beograd-Moskë kthehet prapa

Evropë

Alarm për bombë, aeroplani i linjës Beograd-Moskë kthehet prapa

Më: 11 mars 2022 Në ora: 18:30
Një aeroplan i AirSerbia

Një aeroplan i AirSerbia i linjës Beograd-Moskë është kthyer prapa për në Beograd pas raportimeve për bombë në aeroplan.

“Sipas Flightaradar, është një aeroplan nga AirSerbia, që u nis nga Beogradi, pak para orës dy të pasdites, që pritej të arrinte në Moskë në orën 19:00”, thuhet në artikullin e mediumit kroat 24sata.

“Siç mund të shihet nga harta, aeroplani u nis nga veriperëndimi i Beogradit, bëri një rreth dhe pastaj u kthye sërish në aeroport”.

Mediumi vijon të shkruajë se pas gjysmë ore, aeroplani u kthye në Beograd. Aeroplani, sipas tyre, kishte në total 209 pasagjerë dhe anëtarë të ekipit, të cilët qenë evakuuar dhe tash po hetohet nga Njësia Speciale Antiterroriste me qenë. Tjerat fluturime dhe aterrime nga aeroporti “Nikola Tesla” u bënë sipas orarit të fluturimit.

“Linja kombëtare ajrore serbe është e vetmja që po fluturon nga Beogradi në Moskë, pas sanksioneve që i ngriti Perëndimi ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës”.

“Serbia e ka përkrahur rezolutën e Kombeve të Bashkuara, që e dënon ofensivën e Rusisë ndaj Ukrainës, por nuk iu bashkua Perëndimit me sanksione ndaj këtij shteti, duke e justifikuar këtë pozicionim si mbrojtje interesash ekonomike të vendit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat