Kryetari i Lutsk-ut u kërkon qytetarëve të strehohen pas sulmeve të Rusisë

Evropë

Kryetari i Lutsk-ut u kërkon qytetarëve të strehohen pas sulmeve të Rusisë

Nga: A.M. Më: 11 mars 2022 Në ora: 06:51
Pamje nga Lutsk-u

Kryetari  i Lutsk-ut  ika konfirmuar shpërthimet ndodhën pranë aeroportit të qytetit.

Ai në një postim në Facebook, ka kërkuar nga qytetarët që të strehohen ne vende të sigurta.

"Të gjithë të strehohen!", shkruan në Facebook, transmeton "Bota sot".

Gjithashtu, u ka kërkuar banorëve që të mos publikojnë asnjë foto, adresë apo koordinatë në mënyrë që të ruajnë sigurinë e tyre.

Ndërkohë, kanali ICTV i Ukrainës raportoi se një fabrikë pranë aeroportit është aktualisht në flakë.

Në Dnipro, tre shpërthime u raportuan nga mediat ukrainase. Një shpërthim ndodhi në një fabrikë të këpucëve. Po ashtu, raportohet se u goditën nga rusët një kopsht fëmijësh dhe një pallat banimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat