Baerbock: Mbrojtja e paqes në Ballkan, përgjegjësi historike e Gjermanisë

Evropë

Baerbock: Mbrojtja e paqes në Ballkan, përgjegjësi historike e Gjermanisë

Më: 10 mars 2022 Në ora: 16:17
Annalena Baerbock në Sarajevë

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock thotë se vendi i saj ka "një përgjegjësi historike" për të mbrojtur paqen në Ballkan, pasi bëri një paralelizëm mes shpërbërjes së përgjakshme të ish-Jugosllavisë në vitet 1990 dhe agresionit të vazhdueshëm rus ndaj Ukrainës.

"Jam e vetëdijshme se shumë njerëzve këtu u kujtohet periudha e tmerrshme e viteve 1990 kur shohin pamjet nga Kievi, nga Mariupoli," tha zonja Baerbock të enjten në Sarajevë, duke iu referuar qyteteve ukrainase që janë vënë një shënjestër të sulmeve ruse.

Kryediplomatja gjermane shtoi se brezi i saj i politikanëve u rrit në krah të 350,000 refugjatëve boshnjakë të strehuar në Gjermani dhe se kjo ndikoi në formimin e tyre.

"Ne duam të jetojmë së bashku në shtëpinë evropiane," tha zonja Baerbrock në ditën e parë të turneut të saj katër-ditor në Ballkanin Perëndimor që do të përfshijë gjithashtu ndalesa në Serbi, Kosovë dhe Moldavi./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat