Katastrofë e madhe në Mariupol: Qytetarët mbesin pa ushqim, pa ujë, pa energji elektrike dhe pa gaz

Evropë

Katastrofë e madhe në Mariupol: Qytetarët mbesin pa ushqim, pa ujë, pa energji elektrike dhe pa gaz

Nga: M.L. Më: 9 mars 2022 Në ora: 17:29
Njerëzit janë larguar nga Mariupoli pas bombardimeve të rënda. Këtu, një vajzë nga Mariupoli pushon pasi mbërriti në Rumani

BBC po ju sjell lajme nga Mariupol - një nga qytetet ukrainase të goditura më së keqi nga luftimet, përcjell "Bota sot". Në orët e fundit, një maternitet dhe spital për fëmijë thuhet se është goditur nga një sulm rus.

Myhajlo Todurov - i cili dikur jetonte në Mariupol para se të transferohej në Slloveni dy dekada më parë - thotë se nuk ka marrë lajme nga familja e tij atje që tetë ditë.

Duke folur para sulmit në spital, Todurov thotë se situata në qytet është një "katastrofë e madhe". “Aty janë edhe gjyshërit, hallat dhe familjet e tyreKam arritur të dëgjoj nga disa miq në Mariupol të dielën, por që atëherë nuk kam dëgjuar asgjë "[Njerëzit] thonë se nuk ka ushqim, ujë, elektricitet apo gaz.

Njerëzit po ndezin zjarre dhe po gatuajnë atë pak ushqim që ju ka mbetur."

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat