800 mijë fëmijë mes 2 milionë njerëzve që kanë ikur nga Ukraina

Evropë

800 mijë fëmijë mes 2 milionë njerëzve që kanë ikur nga Ukraina

Më: 9 mars 2022 Në ora: 06:15
Ukrainë

Save The Children thotë se rreth 800 mijë fëmijë janë në mesin e dy milionë njerëzve që janë larguar nga Ukraina pas fillimit të pushtimit rus.

Shumë prej tyre po e bëjnë udhëtimin vetë dhe po mbërrijnë të pashoqëruar, ka paralajmëruar agjencia.

Prindërit po përdorin masat më të dëshpëruara, zemërthyese për të mbrojtur fëmijët e tyre.

Kjo përfshin dërgimin e fëmijëve të tyre me fqinjët dhe miqtë, për të kërkuar siguri jashtë Ukrainës, ndërsa ata qëndrojnë në shtëpi për të mbrojtur shtëpitë e tyre”, tha Irina Saghoyan nga OJQ-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat