Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se nuk e konfirmojnë dot nëse vërtet ushtria ukrainase ka vrarë gjeneralmajorin rus Vitaly Gerasimov.
Sipas zyrtarit të lartë amerikan të Mbrojtjes, Shtetet e Bashkuara nuk kishin të dhëna mbi raportin familjar mes Vitaly Gerasimov dhe Valery Gerasimov, i cili është shefi i shtabit të Forcave të Armatosura Ruse – oficeri i lartë ushtarak rus.
Më herët sot, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se Gerasimov u vra në betejën pranë Kharkivit.
Deklarata e ushtrisë ukrainase nuk ofroi asnjë provë për vdekjen e Gerasimov dhe nuk dha detaje se kur u vra.