Flet vajza nga Varshava e cila u dhuroi lule grave refugjate ukrainase

Evropë

Flet vajza nga Varshava e cila u dhuroi lule grave refugjate ukrainase

Më: 8 mars 2022 Në ora: 18:08
Vajza e re nga Varshava

Ekipi i Klanitpo vazhdon të raportojë nga kufiri Ukrainë – Poloni, aty ku aktualisht po temperaturat janë të ulëta.

Gazetari ka njoftuar se deri më tani kaluar mbi 2 milionë refugjatë, ku mbi 1 milionë janë fëmijë.

Ai u shpreh se gjatë këtyre ditëve i ka bërë përshtypje edhe solidariteti i treguar nga populli polak, të cilët në çdo formë kanë tentuar t’u ndihmojnë refugjatëve ukrainas.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe një vajzë e re nga Varshava, e cila u ka dhuruar edhe lule grave refugjate, me rastin e festës së 8 Marsit.

“Po përpiqemi që t’u sigurojmë ushqim e pije të ngrohta. Është shumë normale për mua që t’u ndihmojë njerëzve që kanë nevojë. Jemi këtu për katër ditë dhe do të qendrojmë edhe për disa ditë të tjera në këtë pikë kufitare. Është guximi njëra prej gjërave që kam vërejtur tek refugjatët që po kalojnë në këtë. U kemi dhuruar edhe lule grave refugjate”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat