Sanksionet/ Ekspertët parashikojnë “zhdukjen” e aviacionit civil rus

Evropë

Sanksionet/ Ekspertët parashikojnë “zhdukjen” e aviacionit civil rus

Më: 8 mars 2022 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Pushtimi i Ukrainës solli ndalimin e linjave ajrore ruse nga hapësira ajrore evropiane, amerikane dhe kanadeze, duke e lënë vendin me avionë të marrë me qira të cilët as nuk mund t’i përdorë, duke shkatërruar në këtë mënyrë dhe partneritetet e industrisë së hapësirës ajrore me Perëndimin.

Sipas analistëve të aviacionit civil, qytetarët rusë nuk do të mund të fluturojnë për në Evropë ose Amerikën e Veriut së shpejti, madje edhe fluturimet drejt vendeve mike si Kina janë në dyshim për shkak të izolimit të sektorit të aviacionit të vendit nga komuniteti ndërkombëtar.

“Rusia do të jetë vendi më i madh në botë me një ekonomi të zhvilluar dhe një industri aviacioni jo më të mirë se ajo e Koresë së Veriut”, tha për Al Jazeera Richard Aboulafia, drejtor menaxhues i AeroDynamic Advisory me bazë në Michigan.

“Sanksionet e aviacionit janë të lehta për t’u zbatuar,” tha Aboulafia, i cili ka më shumë se 30 vjet përvojë në industrinë e aviacionit. “Linjat ajrore nuk mund të fluturojnë. Ata do të duhet të ribëjnë plotësisht planet e tyre të avionëve, të cilat për momentin janë ndërtuar mbi teknologjinë perëndimore.”

Eurocontrol, agjencia që drejton politikën e trafikut ajror në Bashkimin Evropian, raporton se 300 fluturime në ditë nga transportuesit rusë drejt Evropës dhe 50 fluturime në ditë nga linjat ajrore evropiane drejt aeroporteve ruse janë pezulluar. Rusia është kundërpërgjigjur me kufizime reciproke ndaj çdo vendi që ka ndaluar fluturimet e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat