Rusia e pabesë, thyen armëpushimin dhe bombardon korridorin humanitar

Evropë

Rusia e pabesë, thyen armëpushimin dhe bombardon korridorin humanitar

Më: 8 mars 2022 Në ora: 12:38
Pamje nga Ukraina

Forcat ruse kanë shkelur një armëpushim të përkohshëm të rënë dakord dhe po synojnë një korridor humanitar nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, ka thënë ministria e jashtme e Ukrainës, raporton Sky News.

Autoritetet ukrainase dhe ruse kishin rënë dakord më herët për planet për një korridor humanitar për të lejuar civilët të largohen.

Gjithashtu janë shkelur armëpushimet e përkohshme të ditëve të mëparshme.

Situata është bërë e dëshpëruar në Mariupol, me mungesë të ushqimit, ujit dhe energjisë elektrike.

Presidenti ukrainas tha më herët se një fëmijë vdiq nga dehidratimi në qytet për shkak të mungesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat