Autoritetet ukrainase tregojnë numrin e ushtarëve të vrarë rusë

Evropë

Autoritetet ukrainase tregojnë numrin e ushtarëve të vrarë rusë

Më: 8 mars 2022 Në ora: 08:38
Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka bërë të ditur se rreth 12 mijë ushtarakë rusë kanë vdekur në territorin e Ukrainës.

Kështu është bërë e ditur nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të ministrisë në ‘Facebook.

Humbjet totale luftarake të kundërshtarit nga 24.02 deri më 07.03: pothuajse 12 mijë njerëz, 303 tanka, 1036 makina të blinduara luftarake…”, thuhet në postim.

Më tej, njoftohet se 48 avionë luftarakë e 80 helikopterë janë rrëzuar përgjatë luftimeve.

Besojuni vetëm burimeve të vërtetuara, mos u dorëzoni në panik dhe vazhdoni rezistencën totale. Së bashku do të fitojmë”, bëjnë thirrje nga kjo ministri në të njëjtën postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat