Rusët sulmojnë fabrikën e miellit në Kiev, të paktën 13 të vrarë

Evropë

Rusët sulmojnë fabrikën e miellit në Kiev, të paktën 13 të vrarë

Më: 7 mars 2022 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Të paktën 13 persona janë vrarë në një sulm ajror nga rusët në fabrikën e miellit në Kiev, thonë shërbimet e urgjencës ukrainase, raporton Skynews.

Ndërkohë mësohet se pesë persona që ndodheshin në fabrikë gjatë sulmit janë shpëtuar.

Autoritete ukrainase njoftojnë se në fabrikën e miellit ndodheshin rreth 30 punonjës përpara se të ndodhte sulmi. Që nga mëngjesi i sotëm, gjashtë korridore humanitare u hapën në Ukrainë, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes.

Kjo pasoi një armëpushim të rënë dakord për të ndihmuar civilët të evakuohen në mënyrë të sigurt nga qytetet e Kievit, Mariupol, Kharkiv dhe Sumy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat