Ministri i Jashtëm ukrainas kërkon më shumë armë dhe avionë luftarakë për mbrojtjen ajrore të Ukrainës

Evropë

Ministri i Jashtëm ukrainas kërkon më shumë armë dhe avionë luftarakë për mbrojtjen ajrore të Ukrainës

Më: 7 mars 2022 Në ora: 16:04
Ukrainë

Ani pse takimi mes ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba dhe atij rus Sergei Lavrov është paralajmëruar se do të mbahet në Ankara të Turqisë të enjten e ardhshme, ukrainasit nuk presin ndonjë rezultat prej tij.

Vet ministri i Jashtëm ukrainas ka kërkuar ashpërsim të sanksioneve ndaj Rusisë dhe më shumë armë për Ukrainën.

“Agresioni rus është i ndryshëm nga të gjitha luftërat e tjera të këtij shekulli. Shkalla dhe ideologjia çnjerëzore pas saj të kujtojnë Luftën e Dytë Botërore. Veprimet për ta luftuar atë duhet të jenë relevante.

Sanksione më të rënda ndaj Rusisë; më shumë armë, duke përfshirë avionë luftarakë për mbrojtjen ajrore për Ukrainën”, ka shkruar ai në Twitter ndërsa shkrimin e ka ilustruar me një fotografi që pasqyron tmerrin që po përjetojnë civilët nga bombardimet e forcave ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat