50 diplomatë rusë bashkë me familjet e tyre largohen nga SHBA-të

Evropë

50 diplomatë rusë bashkë me familjet e tyre largohen nga SHBA-të

Më: 7 mars 2022 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Rreth 50 diplomatë rusë, së bashku me familjarët e tyre janë larguar nga Nju Jorku, të dielën në vendin e tyre.

Kujtojmë se Zëvendës Përfaqësuesi i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, OKB u kishte dhënë ultimatum 12 diplomatëve rusë të OKB-së që të largoheshin nga SHBA-ja deri më 7 mars.

Administrata e Joe Biden kishte kërkuar largimin e diplomatëve rusë, duke i akuzuar ata për përfshirje në “aktivitete që nuk ishin në përputhje me përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre si diplomatë”.

Këtë e tha ambasadori i SHBA-së në OKB, Richard Mills gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat