85 milionë funte të mbledhura për dy ditë në Britani për të ndihmuar ukrainasit

Evropë

85 milionë funte të mbledhura për dy ditë në Britani për të ndihmuar ukrainasit

Më: 5 mars 2022 Në ora: 17:16
Ukrainë

Më shumë se 85 milionë funte janë mbledhur në Mbretërinë e Bashkuar për të ofruar ndihmë për Ukrainën.

Komiteti i Emergjencave të Fatkeqësive (DEC), i cili përbëhet nga 15 organizata bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar duke përfshirë Kryqin e Kuq Britanik dhe Oxfam, falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar që kur apeli u nis të enjten.

Komiteti tha se “dhurime bujare” janë bërë tashmë për apelin nga Mbretëresha, Princi i Uellsit dhe Duka i Kembrixhit, si dhe mijëra qytetarë.

Totali i fundit përfshin 25 milionë funta nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Njerëzit janë inkurajuar të vazhdojnë të dhurojnë, pasi DEC ka paralajmëruar se mbështetja për Ukrainën ka të ngjarë të jetë e nevojshme për “muaj dhe vite”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat