Pasojat e sulmeve ruse, qyteti ukrainas urgjentisht kërkon ndihmë

Evropë

Pasojat e sulmeve ruse, qyteti ukrainas urgjentisht kërkon ndihmë

Më: 4 mars 2022 Në ora: 17:01
Pamje nga Ukraina

Qyteti ukrainas, Mariupol, i cili në zonën juglindore është përballur me bombardime intensive gjatë ditëve të fundit.

Forcat ruse po përpiqen ta marrin nën kontroll këtë qytet.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Vadym Boychenko, tani ka bërë një thirrje urgjente për ndihmë ushtarake.

Sipas The Guardian, Mariupol tani është pa ujë, ngrohje apo energji elektrike dhe ushqimi po mbaron, ka thën ai.

Qyteti është i një rëndësie strategjike për Rusinë, pasi ajo do të shpresojë të lidhë rajonet lindore të kontrolluara nga separatistët, Luhansk dhe Donetsk me Krimenë e aneksuar në jug.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat