Ushtarët ukrainas rrëzojnë dy avionë ‘SU-35C’ të Rusisë, zhduket edhe një pilot ukrainas

Evropë

Ushtarët ukrainas rrëzojnë dy avionë ‘SU-35C’ të Rusisë, zhduket edhe një pilot ukrainas

Më: 2 mars 2022 Në ora: 16:18
Pamje nga Ukraina

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar se sot në orën 14:00 në Kiev, dy luftëtarë ukrainas kanë rrëzuar edhe dy avionë të Rusisë.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen e krijuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës, ku publikohen informacionet nga lufta në kohë reale, thuhet se gjatë këtij aksioni ushtarak është zhdukur edhe një nga pilotët ukrainas.

Ai vazhdon të jetë në kërkim nga autoritetet ukrainase.

“Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës: dy luftëtarë MiG-29 të brigadës së aviacionit taktik të Forcave Ajrore të Ukrainës rrëzuan 2 luftëtarë rusë SU-35C në rajonin e Kievit. Një pilot ukrainas është zhdukur, kërkimet për të janë në vazhdim”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kujtojmë që sipas të dhënave të fundit të këtij shtabi të publikuara të mërkurën, po raportohet se deri më tani janë vrarë 2 mijë civilë ukrainas e në mesin e tyre edhe fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat