“Charlie Hebdo” tallet me Putinin, kjo do të jetë karikatura që do të publikohet

Evropë

“Charlie Hebdo” tallet me Putinin, kjo do të jetë karikatura që do të publikohet

Më: 2 mars 2022 Në ora: 00:40
Vladimir Putin

Një prej revistave satirike më të njohura në botë “Charlie Hedbo” do të publikojë një ballinë të veçantë në ditën e nesërme, që i kushtohet konfliktit në Ukrainë.

“Charlie Hedbo” do të ironizojë përmes një karikature me kërcënimet e presidentit rus, Vladimir Putin, për konflikt nuklear me shtetet perëndimore.

Në karikaturën e paraqitur, portretizohet presidenti rus, në formë fizike të një shimpanze, me krah të leshatosur dhe duket se po përjeton ereksion teksa qëndron mbi butonin e kuq të bombës nukleare.

Përmes kësaj karikature, “Charlie Hedbo” ironizon me primitivizmin e Putinit, duke vendosur mbishkrimin “në rrugë drejt shekullit XXI”.

Kjo revistë, shpeshherë ka marrë vëmendjen e lexuesve anembanë botës me karikaturat e saj të veçanta, duke shkaktuar polemika e debate të shumta për çështje të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat