​Tjetër goditje Serbisë/ Johnson krahason granatimet e Kharkiv me sulmet serbe në Sarajevë

Evropë

​Tjetër goditje Serbisë/ Johnson krahason granatimet e Kharkiv me sulmet serbe në Sarajevë

Më: 1 mars 2022 Në ora: 20:18
Boris Johnson

Granatimet e qytetit ukrainas të Kharkiv, të kryera nga forcat ruse, janë një mizori që të kujton sulmet serbe në Sarajevë në vitet 1990, deklaroi sot kryeministri britanik Boris Johnson, duke shtuar se sulme të tilla bashkojnë botën kundër Rusisë.

I pyetur për granatimin e Kharkiv, kryeministri britanik tha se ishte "absolutisht e sëmurë".

“Më kujton, nëse ju kujtohet, granatimet serbe të tregut të Sarajevës, granatimet e njerëzve të pafajshëm në Bosnje. Kam krijuar përshtypjen se kjo ishte një mizori e qëllimshme kundër qendrës civile," tha Johnson në një konferencë shtypi në Estoni.

"Unë mendoj se njerëzit janë të mërzitur për atë që po ndodh dhe ata shohin nevojën për t'u ngritur kundër agresionit rus dhe për të mbështetur ukrainasit," tha Johnson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat